Strakosha shpallet kampion me AEK-un në Greqi
Portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha është shpallur kampion me AEK-un në Greqi.
Skuadra e tij, mbrëmë arriti fitore ndaj Panathinaikosit dhe kështu titullin e siguruan edhe matematikisht, shkruan Indeksonline

Strakosha ishte në portë për AEK-un pothuajse në të gjitha ndeshjet këtë sezon.
Ai ishte një prej më të mirëve dhe meritorëve që skuadra e fitoi titullin e ligës për sezonin 2025/26./Indeksonline/

