15:45 / E Martë, 14 Gusht 2018 / indeksADMonline

Strategjia e “Intelektualëve”, futen mjete piroteknike nëpërmjet sendwichëve

Në sfidën e djeshme mes Dritës dhe Prishtinës, ndodhën disa incidente të pahijshme.

Para syve të zyrtarëve të UEFA-s, tifozët e Dritës hodhën mjete piroteknike në stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

FutbolliKosovar mëson se ”Intelektualët” këto mjete të ndaluara i kanë futur në stadium përmes sanduiçëve.

Dhe pas këtyre incidenteve, UEFA nuk ka vendosur ende nëse do ta lincensojë stadiumin, ”Fadil Vokrri”.

Përndryshe, Drita mposhti Prishtinën, 2-1 për ta fituar Superkupën e Kosovës në futboll./IndeksOnline/