75 Mall Live Search
17:01 / E Diele, 31 Mars 2024 / G T

Strategu Batatina e bën lider Llapin, skuadra nga Podujeva kap kreun e Superligës

Skuadra e Llapit ka shënuar fitore të madhe në javën e 27-të në Superligën e Kosovës pasi mposhtën 3:0 Lirinë e Prizrenit.

Golat në këtë takim për ekipin nga Podujeva i shënuan: Bekteshi, Maliqi dhe Hyseni, shkruan Indeksonline

Me këtë fitore, Llapi bëhet lider i ri i Superligës së Kosovës.

Të kaltërtit e Tahir Batatinës tani shkojnë në kuotën e 54 pikëve në pozitën e parë, një më shumë se Ballkani që barazoi dje ndaj Prishtinës.

Kurse në garë për titull vazhdon të jetë edhe Drita me 51 pikë dhe Malisheva me 48 pikë./Indeksonline/