Strellci e përkrahë fuqishëm Rasim Selmanajn

Kandidati për deputet në radhët e AAK-së, Rasim Selmanaj, gjatë ditës së sotme ka vizituar qytetarët në fshatin Strellc të komunës së Deçanit.
Selmanaj, përmes një postimi në facebook është shprehur se vazhdojmë bashkë deri në fitore.
Ndërsa theksoi se me 12 janar do të bashkohemi përsëri në Prishtinë.
Kujtojmë se, në zgjedhjet e 9 shkurtit, Rasim Selmanaj kandidon me numrin 110./Indeksonline/