Stresi: Bojkotoni koncertin e Malumas, kushton mbi 700 mijë euro, njerëzit s’kanë bukë për të ngrënë

Janë bërë dy vite që kur ishte paralajmëruar koncerti i Maluma’s në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, ndërsa data definitive është vendosur me 14 mars.
Të gjitha biletat janë shitur dhe duket se do të krijohet një atmosferë e jashtëzakonshme, shkruan Indeksonline.
Këtë veprim nuk e priti mirë reperi shqiptar, Stresi, i cili kërkon që të bojkotohet ky koncert.
Në një postim në rrjetet sociale, ai tha se populli nuk ka bukë për të ngrënë, ndërsa kosotja e këtij eventi ka kaluar shifrën 700 mijë euro.
“Populli nuk ka bukë për të ngrënë? Dhe e dini sa ka shkruar kostoja e këtij koncerti? Mbi 700 mijë euro organizim. Bojkotojeni këtë koncert”, tha ai.

Kujtojmë që përveç Maluma’s, në këtë koncert do të këndojë edhe emra të tjerë shqiptar, ku njëri nga ta është edhe Elgit Doda./Indeksonline/