75 Mall Live Search
18:30 / E Diele, 23 Mars 2025 / AR

Stresi dhe Driloni shijojnë iftar së bashku

Reperi i njohur Stresi dhe fituesi i edicionit të tretë të “Big Brother VIP Kosova”, Drilon Rama, janë parë duke shijuar një iftar së bashku.

Ky takim i dy figurave publike ka tërhequr vëmendjen e fansave dhe mediave, duke nxjerrë në pah rëndësinë e miqësisë dhe bashkimit gjatë periudhës së agjërimit, shkruan Inreksonline.

Ishte reperi ai i cili publikoi fotografinë duke dhënë një mesazh.

‘Fituesit jane njerez me nje qellim te caktuar ne jete, humbesit do flasin gjithmone’, shkroi ai./Indeksonline/