75 Mall Live Search
19:24 / E Mërkurë, 14 Dhjetor 2022 / AR

Stresi dhe Gresa do të shijojnë një darkë super romantike

Një darkë romantike e me plot finesë dhe e zbukuruar me trëndafila të kuq që simbolizojnë dashurinë, është bërë gati enkas për dy banorët e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova – Stresin dhe Gresën.

Dyshja mbrëmjen e sotme do ta shijojnë darkën në dhomën e sekreteve, të ndarë nga pjesa tjetër e shtëpisë, e ku do ta kenë mundësinë t’i shprehin njëri-tjetrit çdo gjë.

Për më shumë detaje do të presim momentin kur Stresi dhe Gresa të ftohen nga produksioni për të kaluar për tek pjesa ku është shtruar darka.