Stresi emocionon me urimin për nënën
Reperi i njohur, Stresi, ka ndarë një urim tejet emocional në rrjetet sociale për ditëlindjen e nënës së tij. Në një postim ku shfaqet krah saj, ai i dedikon asaj fjalë zemre, duke e cilësuar si mburojën dhe frymëzimin e tij.
Stresi e nis dedikimin duke e quajtur nënën “krahu tjetër i ditëlindjes” dhe “krahu tjetër i vogël, i ditës dhe i mburojtur.”
Ai e përshkruan dashurinë e saj si një përgjigje që i kthehet bashkë me të gjitha sfidat:
Ai thekson se vitet e kaluara nuk kanë qenë të lehta, por nëna e tij gjithmonë ka ditur ta kthejë dhimbjen në buzëqeshje:
“Vitet e tua nuk janë shumë, por edhe pak nuk janë. E Se di a thua të gjithë djemtë i duan nënat si unë ty? A thua janë unë i vetmi që kam bekimin e universit të kem ardhur në jetë nga një grua si ti?”
Emocionuese është pjesa ku Stresi shpjegon se emri i nënës, Shpresë, përkon tamam me rolin e saj në jetën e tij. Ai e falënderon për mirësinë dhe durimin që ka shfaqur ndaj tij.
Me këtë postim, Stresi ka konfirmuar edhe një herë marrëdhënien e fortë dhe të veçantë që ka me nënën e tij, duke e përmbyllur mesazhin me një falënderim për rrezen e dritës që ajo hedh mbi shpirtin e tij.

