Stresi fton gjithë reperët e famshëm në Shqipëri t’i bashkohen në protestë

Stresi iu bën thirrje kolegëve të dalin në protestë.
Reperi Stresi këto ditë ka qenë shumë i zëshëm për çështjen e protestës që po mbahet në Tiranë, shkruan lajmi.net.
Protesta po mbahet me moton “Drejtësi për Klodianin”, pas rastit ku polici e qëlloi me armë zjarri 25-vjeçarin në Tiranë.
Stresi që nga dita e parë iu bashkua protestuesve, ndërsa është shpallur në kërkim të policisë që nga ajo dit.
Me anë të një postimi, ku ndau një foto nga protesta, reperi po fton kolegët e Shqipërisë në protestë.
“I ftoj dhe te gjithe grupet e rreperave te famshem ne Shqipri pa dallim te behet me mu ne ket kauz plzz plzz plzz”, shkruan ai.
