75 Mall Live Search
16:01 / E Premte, 06 Shtator 2019 / indeksADMonline

Stresi gjatë shtatëzanisë ndikon te personaliteti i fëmijëve

Nënat që përjetojnë stres gjatë shtatëzanisë, ekziston mundësia që fëmija më vonë të ketë çrregullime të personalitetit.

Hulumtimi i ri i botuar në British Journal of Psychiatry pretendon të jetë i pari në llojin e tij që heton lidhjen midis stresit prenatal dhe çrregullimit të personalitetit.

Për studimin, studiuesit nga Kolegji Mbretëror i Kirurgëve në Irlandë dhe Instituti Kombëtar i Finlandës për Shëndetësi dhe Mirëqenie vlerësuan një mostër prej 3.626 grave në Helsinki, Finlandë, transmeton Indeksonline.

Pjesëmarrësit iu përgjigjën gjashtë pyetësorëve në lidhje me gjendjen e shëndetit të tyre mendor gjatë shtatëzanisë, të cilat përfshinin pyetje në lidhje me nivelet e stresit që ata përjetuan.

Nga foshnjat që gratë lindën, 40 u diagnostikuan me çrregullime të personalitetit./Indeksonline/