16:01 / E Diele, 17 Qershor 2018 / indeksADMonline

Stresi i prekur nga vdekja e babait të kryeministrit Haradinaj (Foto)

Vdekja e babait të kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinajt ka prekur gjithë opinionin shqiptar.

Telegrame ngushëllime në adresë të familjes për humbjen e kryefamiljarit, Hilmiut kanë marrë nga shumë personalitetë të shumta, shkruan Indeksonline.

Edhe artistë shqiptarë kanë ngushëlluar familjen Haradinaj për vdekjen e babait.

Reperi shqiptar Stresi ka postuar fotografinë e kryeministrit Haradinaj dhe babait të tij tashmë të ndjerë, ndërsa ka shkruar:

“Ngushellimet me te sinqerta Baci Hilmi Te Qoft Dheu I Lehte e I paç Lon me jet gjat Te tjeret “