75 Mall Live Search
20:05 / E Diele, 13 Dhjetor 2020 / Blerim

Stresi letër babait të Klodianit: Nuk po e përdorim birin tënd, duam t’i mbrojmë shqiptarët

Reperi Stresi nga arratia i ka dërguar një letër babait të Klodianit, i ndjeri që u vra nga polici shqiptar, ditë më parë.

Ai përmes kësaj letre ka kërkuar nga babai i Klodit që të mos mundohet që t’i qetësoj gjakrat përmes deklaratave të tjetërsuara në medie, pasi, kjo më nuk është vetëm dhimbja e tyre familjare, shkruan Indeksonline.

Po ashtu, reperi tha se kjo që të rinjtë shqiptarë kanë nisur, nuk ka të bëj me faktin se ata po e përdorin emrin e Klodit për asgjë tjetër, thjesht duan t’i mbrojnë shqiptarët nga aktet e tilla të shëmtuara.

“Dhe i nderuar, mos harro se drejtesia nuk erdhi nga policia, gjykata apo Ministri i Brendshem i cili qartazi nuk deshi te mbante pergjegjesi, erdhi vetem nga ata njerez qe protestuan dhe dihet kur ka trazira e te gjithe shohin, viktima s’mbetet me thjesht viktime” thuhet ndër tjera në letrën e Stresit./Indeksonline/