Stresi bëhet 33 vjeç: Vetëm Zoti e di sa jam i gëzuar

Reperi shqiptar Stresi së fundmi ka festuar ditëlindjen, me ç’rast i është përgatitur një befasi e këndshme nga shoqëria e tij.
Me rastin e ditëlindjes ai u shfaq mjaft i lumtur, i rrethuar me shoqërinë e tij, madje u shpreh se vetëm Zoti e di sa është i gëzuar, shkruan IndeksOnline.
Ai madje ka ndarë me fansat momentet e bukura të ditëlindjes së tij.
Kujtojmë se Stresi është një reper mjaft i pëlqyer dhe shpesh herëe merr vëmendjen e mediave rozë për shkak të jetës që bën. /IndeksOnline/