15:22 / E Premte, 22 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Stresi me këtë foto i përgjigjet Noizy-it

Ditën e djeshme, mediat rozë u mbushën me lajmin e ‘tradhtisë’ së Albert Krasniqit, ishmenaxherit të Baba Stars, i cili u pa në një foto duke darkuar me kundërshtarin e Getoar Selimit, Noizy-n.

Mirëpo, midis gjithë problemeve që Getoar Selimi ka pasur me anëtarët e label-it e tij kohëve të fundit, duket se ka marrë mbështetje të madhe nga një tjetër reper, i cili madje nuk është aspak pjesë e Baba Stars.

Bëhet fjalë për Stresin, i cili fill pas publikimit të fotos së Albertit me Noizy-n, ka publikuar në Instagram një foto ku shihet përkrah Getoarit. Në ditën e dasmës së këtij të fundit.

“Koha e familjes!”-ka shkruar Stresi, duke lënë të kuptohet se ai dhe Getoari janë një familje bashkë.