Stresi në një lidhje të re, kapet sërish me bjonden misterioze

Stresi duket se e ka hedhur pas krahëve romancën me ish-partneren Kejsi dhe ka nisur një lidhje të re.
Pak ditë më parë, një video e reperit ku shfaqet me një bionde misterioze në një nga klubet e natës në Tiranë bëri xhiron e rrjetit.

Së fundmi ai është kapur sërish me vajzën e cila duket se nuk është e njohur për syrin e publikut.

Janë publikuar foto dhe video të reperit i cili shihet nën praninë e partneres së tij më të re, ku duket se po kalojnë goxha mirë me njëri-tjetrin.