75 Mall Live Search
10:22 / E Shtunë, 21 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Stresi nuk kualifikohet në finale e “Festivalit të Këngës”: Artist nuk bëhesh nga një çmim

Stresi me këngën “Bohem” në bashkëpunim me Eli Faren morën pjesë në “Festivalin e Këngës” në të cilin nuk arritën të kualifikohen për në finale.

Por, megjithëse humbjen, reperi u njohur ka falënderuar të gjithë ata që e përkrahën përmes një postimi në Insatgram.

Ai gjithashtu tha se artist nuk behësh me një çmim, pasi ata janë të tillë në shpirt.

“Ju falënderoj përzemërsisht te gjithëve qe na suportuat. Sa më shumë e mendoj aq më shumë e kuptoj që s’ka asgjë më artistike se sa të duash të tjerët … Urime Te gjithë finalisteve e meritonit Eli Fara Mos U merzit ne kemi publikun me vete ska me finale se kjo . Mbi gjitha ishte privilegj te punoje me ty Vera Grabocka. Artist Nuk Behesh nga nje Çmim ne jemi ne shpirt te tille”, ka shkruar reperi./Indeksonline/