18:42 / E Mërkurë, 20 Shtator 2023 / AR

Stresi shkruan me ironi për lirimin e Ences: Po ata djem..

Javën e kaluar, Enca u arrestua si rezultat i operacionit “Balcony”. Nga kërkimet, policia gjeti 5 vazo të mbjella me kanabis në shtëpisë e saj. Më pas, Gjykata e Tiranës vendosi që këngëtarja të lirohej nga paraburgimi, duke i caktuar edhe masën “detyrim paraqitjeje”.
 
Sapo u la e lirë, Enca postoi në rrjetet sociale dhe mes qindra komenteve, spikati edhe ai i Stresit, i cili, ironikisht shkroi: “Po ata djem nënash që për dy cigare janë në burg?”, referuar vendimit për nxjerrjen e Encës nga paraburgimi.

Stresi (po, po, pikërisht Stresi o.O) komentoi lirimin e Encës
 
Pavarësisht të gjithave, nuk besojmë se Stresi është fiks individi i duhur për të bërë një koment të tillë në postimet e Encës, për shkak të një historie të gjatë që ai ka me bimën e kanabisit. Në video dhe foto të ndryshme, reperi s’është kursyer të tregojë se po, e konsumon kanabisin. Për një rikujtesë të vogël, ne kërkuam në Google (sepse interneti nuk harron) dhe ja ku shfaqet Stresi me bimën për të cilën komentoi Encën:

Stresi (po, po, pikërisht Stresi o.O) komentoi lirimin e Encës