75 Mall Live Search
14:00 / E Enjte, 29 Gusht 2024 / AR

Stresi shpreh dëshirën për t’u bërë baba, por çka po e shqetëson?

Reperi i njohur Stresi, i cili ende ndodhet në kërkim pas sherrit brutal me Medi Isenin në Kosovë, kohët e fundit është parë të jetë aktiv nëpër rrjete sociale.

Pa zbuluar asnjë gjurmë të tij, ai ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit në llogarinë personale të Instagram-it, ku gjatë këtij bashkëbisedimi, ai ka shprehur dëshirën e tij për t’u bërë prind, por e ka theksuar se ky është një hap që kërkon përkushtim.

Një nga pyetjet që i është drejtuar ishte: “Çfarë plani ke për jetën?”. Përgjigjja e Stresit ka qenë pak me humor:

“Të bëhem prind, por do punë puna. S’do gjejmë nuse në TikTok live duke bërë lule, lule, like like avion, avion, luan, luan.”