75 Mall Live Search
23:51 / E Premte, 17 Mars 2023 / AR

Stresi surprizohet nga Noizy, rep artisti i dëshiron fitoren e edicionit të parë të BBVK-së

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi është surprizuar gjatë natës së sotme finale të këtij formati televiziv.

Atij i është shfaqur një video mesazh nga rep artisti i famshëm, Noizy, teksa ky i fundit ka thënë t’i ketë dhuruar mbështetjen e tij që prej hyrjes së Stresit në BBVK.

Noizy, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku i ka uruar Stresit fitoren në këtë edicion të parë të BBVK-së.