21:42 / E Shtunë, 20 Tetor 2018 / indeksADMonline

Stresi u kap në hotel me një 20-vjeçare, flet e fejuara e reperit

Arrestimi i Stresit bëri shumë bujë dhe aq më shumë fakti që u kap në hotel me një 20-vjeçare, ç’ka shkaktoi që në portale dhe rrjete sociale të shkruhej se reperi ka tradhëtuar të fejuren.

Kejsi ka folur për herë të parë sot lidhur me këtë ngjarje duke u shprehur se vazhdon ta dojë Stresi dhe familjen e tij. Ajo ka postuar një video duke parë emisionin “Kjo javë” ku ishin të ftuar prindërit e Stresit dhe shkruan se i do shumë. Mirëpo një ndjekës i shkruan se si ajo mund ta falë reperin pas asaj që ai i ka bërë.

Përgjigjen që i ka kthyer atij, Kejsi e ka postuar në Instastory dhe shkruan se ky është qëndrimi i saj për të gjithë ata që janë kuriozë.

“Tvetmit njerëz te trash jan ato që japin opinion per kte çështje pa pas fare tbej me te. Un nuk po bej asgjë përveçse po beshtet familjar qe jan ndhimbje per femine e vet ndërsa ti si shume te tjer i jepni gojes dikur duhet tme intereoj mu opinioni juj. Shifni jetën tuaj se momentin qe dikush esthe duke kalu veshtiresi ti biesh me shkelm nuk del ti me e zgjuar se un qe tdukem e trash. Sja uroj tkeqen askujt nket bote e jo me njerëzve qe i dua qkshu po ste plqeu ty mos e hap fare profilin tim. Jeta ime private do te mbetet private, gjykimi jot e i si gjith botes esthe problemi qe interesoheni kaq shume per mu dhe doni mhb tavoline. Kini kujdes se mos ju kthehet juve nje dit. Kalofsh mir”, shkruan Kejsi.