Stresi: Unë jam burrë me sedër, këtyre ju vjen inat që Vivienin e kam si motrën time

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi ka pasur një bisedë e sipër me Vivien, ka thënë se këtë të fundit e konsideron si motër.
Madje, ai nuk i ka kursyer pak komplimentet edhe për veten e tij, teksa ka thënë të jetë “burrë me sedër”.
“Unë pasha kokën e Shpresës më shumë kam pasur me frikë të futem në debat me Vivin se sa me Xhulin e Mbresën, ju vjen inati pse jam me sedër e jam burrë dhe që të kam si motrën time. Të kundërvihen për atë gjë”, ka thënë Stresi pos tjerash.