11:13 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Strootman: Roma nuk është e fortë sa Napoli e Juventus

Menjëherë pas përfundimit të sezonit të kaluar, Strootman rinovoi kontratën me Romën deri në vitin 2022.

Gjatë kësaj jave ai festoi ditëlindjen e tij të 28-të. Mesfushori holandez ka dhënë një intervistë për Sky Sports para udhëtimit në Udinese, ndaj të cilës skuadra nga kryeqyteti luan të shtunën në ora 15:00.

“Kam rinovuar që të qëndroj për një kohë të gjatë me Romën, kam një mirënjohje të thellë ndaj Romës që më ka pritur pas tre operacioneve, kurrë nuk do ta harroj këtë gjë. Unë dua që të hyjmë pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve, bën edhe vendi i katërt” , tha ai.

“Napoli dhe Juventus janë më të forta se në në ligë, kjo është e qartë, ne luftojmë që të marrim vendin e tretë sepse një klub si Roma duhet të luaj në Ligën e Kampionëve, por ne nuk jemi konkurrues për të luftuar me Napolin dhe Juve, por të paktën duhet të futemi në zonën champions” , deklaroi Strootman. /IndeksOnline/