Struga shënon fitore ndaj Pyunik Yerevan në Ligën e Konferencës

Skuadra shqiptare nga Maqedonia, FC Struga, ka shënuar fitore në ndeshjen e parë ndaj skuadrës nga Armenia, Pyunik Yerevan, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Ndeshja e cila u zhvillua në stadiumin ”SRC Biljanini Izvori”, u mbyll me rezultat 2-1, shkruan IndeksOnline.
Golat për Strugën i shënuan Besart Ibraimi në minutën e 37-të, i cili tregua i sakt nga penalltia dhe Stefan Spirovski në minutën e 73-të.
Ndeshja e kthimit zhvillohet javën e ardhshme në Armeni./IndeksOnline/