Strukturalet paralele serbe kërcënojnë bizneset e veriut që s’po përfillin urdhrat e tyre!

Strukturat paralele serbe, të dirigjuara nga Beogradi zyrtar, në mënyrë të organizuar dhe forma të ndryshme të kërcënimeve po detyrojnë që të mbyllen institucionet lokale dhe aktivitetet biznesore në veri të vendit.
Indeksonline mëson se kjo po bëhet me qëllim që zyrtarët e institucioneve të komunitetit serb dhe bizneset të marrin pjesë në protesta pasi që qytetarët lokal nuk po i mbështesin këto protesta.
“Mos mbështetja e qytetarëve lokal konfirmohet edhe nga numri i tabelave të përkohshme të lëshuara gjatë këtyre ditëve pas vendimit. Për më tepër, forma të kërcënimeve janë konfirmuar edhe sot ndaj qytetarëve serb të këtyre komunave”, thonë burime tona.

Më tej, kujtojmë se tendenca kryesore e mbylljes së institucioneve të cilat ofrojnë shërbime esenciale dhe bizneseve, përveç rritjes së numrit të protestuesve, është që të destabilizohet situate në veri dhe të paraqitet që vendimi i marrë nga MPB për tabela të përkohshme shkakton krizë sociale dhe ekonomike për shkak që qytetarët nuk kanë qasje në shërbimet esenciale dhe produkte esenciale.
“Këto veprime nuk janë veprime të cilat po planifikohen që të merren vetëm gjatë kësaj kohe, mirëpo janë marrë edhe më herët përfshirë edhe veprimet pas vendimit për reciprocitet ndaj produkteve serbe”. /Indeksonline/
