75 Mall Live Search
16:42 / E Shtunë, 13 Qershor 2020 / indeksADMonline

Stublla bisedon me Cakajn: Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta

Ministrja e Punëve të Jashtme në Kosovë, Meliza Haradinaj Stublla ka biseduar sot në telefon me homologun e saj në Shqipëri, Gent Cakaj,

Stublla bëri të ditur se marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta, shkruan IndeksOnline.

Ajo bëri të ditur se dy palët do të jenë krah për krah në realizimin e detyrave shtetërore.

“Kam zhvilluar një bisedë të ngrohtë telefonike me homologun tim shqiptar, z.Gent Cakaj.

Marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri nuk lëvizin nga themelet e forta që na mbajnë bashkë në çdo kohë. Roli i Shqipërisë ka qenë ndër shtyllat kryesore të mbijetesës sonë në shekullin e kaluar, të çlirimit dhe pavarësisë.

Me z.Cakaj rikonfirmuam vullnetin që bashkarisht, si dy shtete, do jemi krah për krah në realizimin e detyrave tona shtetërore e kombëtare, e poashtu edhe gadishmërinë e realizimit të vizionit euro-atlantik të vendeve tona”, tha ajo./IndeksOnline/