75 Mall Live Search
11:16 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Haradinaj-Stublla: Procesi i tejzgjatur i liberalizimit të vizave ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, sot së bashku me kryeministrin Avdullah Hoti kanë takuar kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister.

Sipas saj, aty u theksua se procesi i tejzgjatur dhe vonuar tashmë ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së, shkruan IndeksOnline.

Haradinaj-Stublla shprehu urgjencën që ky proces të përfundojë sa më shpejtë.

“Bashkë më Kryeministrin Hoti dhe kolegë qeveritar, takuam kryesuesin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, z.David McAllister.

Duke e falënderuar për mbështetjen e vazhduar që Parlamenti Evropian dhe ai personalisht i kanë dhënë agjendës së liberalizmit të vizave, theksuam se procesi i tejzgjatur dhe vonuar tashmë ka dëmtuar kredibilitetin e BE-së, dhe shprehem urgjencën që ky proces të përfundojë sa më shpejtë.

Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që të intensifikojë dhe operacionalizojë reformat në funksion të avancimit të integrimit evropian të Kosovës”, tha ajo./IndeksOnline/