Studençani bëhet me Qendër moderne të re të Mjekësisë Familjare

Sot është bërë përurimi i Qendrës së re të Mjekësisë Familjare në Studençan të Suharekës, një investim që synon të përmirësojë cilësinë e kujdesit shëndetësor për të gjithë banorët e zonës.
Qendra do të përfshijë shërbime të mjekësisë së përgjithshme, stomatologji, observim, vaksinim dhe laborator.

Gjithashtu, janë siguruar hapësira shtesë si arkiva dhe kuzhina për stafin, duke ofruar një ambient pune më të mirë dhe funksional.
Përurimin e qendrës e ka bërë kryetari i komunës, Bali Muharremaj.