Studentët e Mjekësisë, pjesë e ekipit të vaksinimit kundër Covid-19!

16 studentë të Fakultetit të Mjekësisë të Universitetit të Prishtinës i janë bashkuar ekipit të vaksinimit kundër Covid-19.
Studentët vullnetarë të UP-së, që nga shfaqja e pandemisë në vendin tonë, u bënë pjesë e ekipeve mjekësore, duke dëshmuar profesionalizëm e vullnet për të ndihmuar qytetarët dhe vendin në tejkalimin e situatës së krijuar.
“Bashkë ia dalim! ? Unicef Kosovo Programme. KOMS – Kosova’s Organization of Medical Students”, thuhet në postimin e UP-së.

