Studentët nuk do të paguajnë më internetin, nga shkurti falas
Qendra Studentore ka dhënë një njoftim sot për studentët banues në konvikte.
Sipas tyre që nga muaji shkurt i këtij viti këta studentë nuk do të paguajnë shumën prej 1 euro për internet Wi-fi.
Nga ky muaj, ky shërbim do iu ofrohet falas studentëve për shfrytëzim nga Qendra e Studentëve.
“Njoftojmë studentët banues në konvikte se nga muaji shkurt 2019 nuk do të paguajnë shumën prej 1€ për internet Wi-fi. Ky shërbim do i’u ofrohet falas studentëve për shfrytëzim nga Qendra e Studentëve”, kanë njoftuar ata./Indeksonline/
