16:15 / E Enjte, 28 Maj 2020 / indeksADMonline

Studentët padisin profesorin që i krahasoi besimtarët myslimanë me qen endacakë

I krahasoj me qen endacakë , një grup të rinjsh që dolën të falin namazin e inkindisë në sheshin “Skënderbeu”, ndërsa sot organizata “Studenti Ideal”, ka dorëzuar kallëzim penal ndaj ish profesorit Gani Mehmetaj.

“Ashtu siç edhe paralajmëruam, sot me datë 28.05.2020 (ditë e enjte), në shoqërinë e dy avokatëve, e dorëzuam në prokurorinë themelore në Prishtinë kallëzimin penal ndaj ish-profesorit Gani Mehmetaj, për shkak të fyerjes së besimtarëve që dolën në shesh, duke i quajtur “qen endacakë” e që padyshim shumica e tyre ishin studentë e ndoshta edhe studentë të tij”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate.

Tutje kjo orgnizat shpreson që prokuroria të sjellë para drejtësisë këtë person, i cili shkeli në mënyrë flagrante kodin penal të RKS (neni 141 (Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit), neni 190 (Shkelja e statusit të barabartë të shtetasve dhe banorëve të Republikës së Kosovës) neni 38 [Liria e Besimit, e Ndërgjegjes dhe e Fesë] etj.

Njoftimi i plotë: