08:43 / E Martë, 11 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Studentët paralajmërojnë protestë masive, sot afati i fundit ndaj qeverisë

Studentët kanë paralajmëruar për sot protestën më masive të tyre.

Në orën 10:00, studentë nga të gjitha fakultetet do të nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit.

Gjithashtu, studentët kanë ftuar edhe gjimnazistë e qytetarë të thjeshtë që t’i bashkohen protestës.

Ora 16:00 është afati i fundit që studentët i kanë vënë qeverisë për plotësimin e 8 kërkesave të tyre.

 Top Channel