11:32 / E Mërkurë, 24 Janar 2018 / indeksADMonline

Studentët protestë para selisë së kryeministrisë, ja çfarë kërkojnë

Studentë nga fakultete të ndryshme të Tiranës po protestojnë përpara Kryeministrisë kundër tarifave të larta të studimeve.

Studentët kërkojnë:

1. Përgjysminin e tarifave në të gjitha degët dhe nivelet e studimeve

2. Heqjen e barrës financiare për certifikimin e gjuhës së huaj

3. Heqjen e pagesës dyfish për kreditet nga provimet e mbartura

Sipas të rinjve, tarifat e studimit në fakultetet shtetërore po rriten nga vitit në vit dhe shumë prej familjeve po futen në borxhe për të paguar shkollën e fëmijëve.

Ata do të dorëzojnë një peticion me firma të mbledhura duke i kërkuar qeverisë heqjen e diskriminimit ekonomik.

Temat: