75 Mall Live Search
23:15 / E Shtunë, 29 Qershor 2019 / indeksADMonline

Studentet ‘sevdalike’ të konviktit, ia thonë këngës në orët e vona

Foto ilustrim

Konviktet e Universitetit të Prishtinës ‘Hasan Prishtina’ çdo vit ofrojnë strehim për studentët e zonave të largëta, për t’u mundësuar atyre studime më të lehta dhe duke ua lehtësuar që mos të udhëtojnë.

Në konviktet që janë të ndara për të dyja gjinitë, ka personalitete të ndryshme dhe vaki të shumta.

Në një video të dërguar në redaksinë e Indeksonline, dëgjohen disa studente të konviktit nr.2, duke kënduar.

Ato në orët e vona janë mbledhur dhe ia kanë thënë këngës, e që dëgjohen edhe jashtë në oborr e edhe në rrugën kryesore.

Ndonëse akoma nuk ka përfunduar afati i provimeve, duket se studentet po gjejnë mënyra për ta disponuar veten. /Indeksonline/