75 Mall Live Search
20:32 / E Diele, 14 Tetor 2018 / indeksADMonline

Studentëve me nevoja të veçanta nuk u lejohet që të kenë edhe ndihmësin brenda konvikteve

4 mijë studentë janë pranuar këtë vit në konviktet e Universitetit të Prishtinës. Por disa nga të pranuarit u ka dalë problem. Janë pikërisht studentët me nevoja të veçanta të cilëve nuk po u lejohet që në dhoma të kenë edhe përcjellësin.

Një student i verbër i cili nuk ka pranuar të flasë para kamerës së Klan Kosovës ka thënë se do ta ketë të pamundur vazhdimin e qëndrimit në konvikt nëse nuk i pranohet edhe vëllai i tij, si ndihmës.

E udhëheqësi i konviktit numër 5, Naser Kodraliu tha se udhëzuesi administrativ nuk e lejon që  banorë i konvikteve të bëhet dikush që nuk e ka statusin e studentit./Indeksonline/