Studentja 29-vjeçare e dashuruar kokë e këmbë në pensionistin 80 vjeç: Është dashnor i vëmendshëm

Një 29-vjeçare nga Kejptaun, Afrika e Jugut, është takuar me 80-vjeçarin Wilson Rasmus në vitin 2016 në një event ku edhe u dashurua marrëzisht.

Pavarësisht se burri i saj kishte nipër e mbesa në moshën e saj ajo thotë se dashuria e saj është kaq e bukur, shkruan Daily Mail- transmeton IndeksOnline.

Studentja e drejtësisë thotë se çifti kishte një tërheqje të ndërsjellë për njëri-tjetrin dhe filluan të takoheshin menjëherë, ku sipas saj Wilsoni ishte i etur për të pasur një grua më të re për t’u kujdesur për të.
Ndonëse 51 vjeç më i madh, ajo thotë se ai është një dashnor “shumë i vëmendshëm”.
Fëmijët e Rasmusit janë pajtuar me lidhjen e babait të tyre dhe e mbështesin atë./IndeksOnline/

