Studentja Anila Aliu fiton çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar “Golden Classical Musical Awards” në New York

Studentja e vitit të tretë të drejtimit të pianos në Fakultetin e Arteve në Prishtinë Anila Aliu nga klasa e prof. Valbona Pula- Petrovci fiton çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar “Golden Classical Musical Awards” në New York.
Anila do te prezantohet me performancë pianistike në korrik të vitit 2021 në sallën e mirënjohur Carnegie Hall në New York.