15:22 / E Hënë, 30 Prill 2018 / indeksADMonline

Studentja që shiti virgjërinë për 1 milion euro, tregon se si u dashurua në klientin e saj (Foto)

Një studente franceze që vuri në ankand virgjërinë e saj në internet, thotë se është dashuruar në biznesmenin që e ka blertë atë për seks.

Jasmine, 20 vjec, nga Parisi, e “shiti” veten nëpërmjet një faqeje të internetit e njohur si “Hirushja Escorts”.

Një zëdhënës i biznesit tha se një bankier “i zgjuar” dhe “i sukesshëm” i Wall Street fitoi ofertën në vlerë prej 1.2 milion euro, duke mundur një Dj nga Los Angelos.

Jasmnie tha se ajo ishte rritu në një familje fetare dhe se fillimisht kishte për qëllim ta ruante “virgjërinë” për martesë, por vendosi ta shesë atë si një mënyrë për të mbledhur para dhe për të filluar biznesin e saj dhe për të udhëtuar në botë.

Por tani, kur ajo ka shitur virgjërinë, ka filluar ta pëlqej klientin e saj.

Ajo tha: “Shumica e njerëzve do të japin një milion euro për të qenë të parët për një grua”.

“Jam e lumtur që e kam shitur virgjërinë time dhe tashmë e kam takuar klientin tim. Unë kam qenë pak nervoz të jem e sinqertë, por më në fund unë me të vërtetë e pëlqeva atë. Ai ishte një zotëri i vërtetë dhe më trajoi mirë. Unë nuk dua të shkoj në detaje, por ajo që unë mund të them është se ne do të takohemi përsëri me njëri-tjetrin”, ka shtuar ajo.

“Është shumë herët për të folur për dashurinë. Ne e pëlqejmë njëri-tjetrin dhe ne do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Unë jam e lumtur dhe ndihem me fat që ky njeri bleu virgjërinë time. Ai është i zgjuar, i suksesshëm dhe më pëlqejnë burrat e moshuar. Ndoshta do të udhëtojmë së bashku nëpër botë”, ka thënë Jasemine.

20 vjeçarja tha se familja dhe miqtë e saj e mbështesin për vendimin e saj./Indeksonline/