75 Mall Live Search
09:39 / E Enjte, 10 Maj 2018 / indeksADMonline

Studentja zhvishet para të gjithëve gjatë prezantimit, në shenj proteste ndaj profesoreshës (Video)

Një studente në Universitetin e Cornell është zhveshur duke qëndruar në të brendshme para profesoreshës dhe studentëve, gjatë një prezantimi që bënte ajo.

Letitia Chai hoqi rrobat e saj si shenj proteste ndaj profesoreshës, pasi ajo pretendon se gjatë javës së kaluar ajo  i kishte thënë se pantallonat e saj janë shumë të shkurtër për një prezantim.

 

Kështu, pasi ajo pat dhe nje prezantim vendosi që të zhvishet duke qëndruar në të brendshme.

“Profesoresha më tha se duhej të vishesha, pasi po tërhiqja vëmendjen e djemve dhe se ata nuk mund të koncentrohen në prezantimin tim”, tha Chai.

Më pas Chai i është përgjigjur se ajo nuk do ndryshoj stilin e saj, në mënyrë që ajo (profesoresha) apo kush do tjetër të ndihet më mirë.

Pas kësaj, disa studentë meshkuj ishin dakorduar me profesoreshën, kështu që ajo kishte vendosur që të largohet nga klasa.

Më vonë profesoresha kishte shkuar tek dhoma e saj dhe e kishte pyetur atë se çfarë mendon nëna e saj për veshjen që e bën.

Përgjigja e saj ishte mjaft interesante.

“Nëna im është studiuese e feminizmit, gjinisë dhe seksaulitetit. Ajo është në rregull me pantallonat e mi të shkurtër”./Indeksonline/