20:06 / E Diele, 08 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Studim: Çfarë i shqetësoi më shumë zviceranët në 2019-ën

Gazeta e përditshme zvicerane ‘The Local ch’ ka botuar një studim të ri i cili hedh dritë mbi problemet në të cilat zviceranët kanë hasur më shumë gjatë vitit 2019-të.

Studimi me emrin “Barometri i shqetësimeve” tregon që përfitimet për pension dhe kostot e sigurimit shëndetësor janë dy shqetësimet kryesore të Zvicrës.

Po ashtu, 47 për qind e të anketuarve në sondazhin e Credit Suisse ishin të shqetësuar për financimin e ardhshëm të fondit të pensioneve.

Nga ana tjetër, 41 për qind kanë shprehur shqetësim për rritjen e premive të sigurimit shëndetësor.

Ndërkohë, në këtë studim është bërë e ditur se 29 për qind janë të shqetësuar për ndryshimin e klimës dhe nevojën për masa për mbrojtjen e mjedisit.

Vlen të theksohet se sondazhi ka treguar një shkallë të lartë të pakënaqësisë në mesin e të anketuarve me politikë-bërësit: sipas studimit 83 për qind thonë se Këshilli Federal “duhet të kryejë më mirë rolin e tij drejtues”, ndërsa 68 për qind besojnë se “Parlamenti duhet të kërkojë më shumë kompromis”.

“Megjithatë, zviceranët kanë akoma më shumë besim në qeverinë e tyre sesa homologët e tyre në vendet e tjera,” tha Lukas Golder nga gfs.bern, i cili bëri studimin.

Gjithashtu, “92 për qind e zviceranëve i konsiderojnë rrethanat e tyre personale si “të kënaqshme “,” të mira “apo edhe” shumë të mira “, sipas anketës.

Ndërsa, më shumë se 60 për qind gjithashtu vlerësojnë teknologjitë e reja si “kryesisht pozitive, veçanërisht në lidhje me mundësi të përmirësuara në tregun e punës”, sipas studimit, albiinfo.