18:14 / E Martë, 28 Prill 2020 / indeksADMonline

Studim/Duhanpirësit më pak të prekur nga koronavirusi!

Një përmbledhje e studimeve shkencore ka shtuar më shumë prova në pretendimin se njerëzit që pinë duhan mund të kenë një rrezik më të ulët të sëmundjes serioze me COVID-19, shkruan DailyMail, transmeton Indeksonline.

Akademikët e Kolegjit Universitar në Londër shikuan 28 punime dhe zbuluan se proporcioni i duhanpirësve në mesin e pacientëve në spital ishte ‘më i ulët se sa pritej’.

Një profesor i shëndetit publik tha se ishte diçka e çuditshme që po ndodh me pirjen e duhanit dhe koronavirusit ’dhe ekspertët po përpiqen të shpjegojnë lidhjen.

Një nga studimet tregoi se në Mbretërinë e Bashkuar përqindja e duhanpirësve në mesin e pacientëve COVID-19 ishte vetëm pesë përqind, një e treta e normës kombëtare prej 14.4 përqind./Indeksonline