75 Mall Live Search
14:57 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Studim: Fushat me bari artificial, të rrezikshme dhe kancerogjene

Sipas një studimi nga Seattle sport community, fushat me bari artificial dhe gomë janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut.

Në të gjitha vendet e botës, fushat artificiale kanë zëvëndesuar terrenet me bari natyral, por studiuesit në Amerikë kanë konstatuar se kjo mund të jetë një nga hapat më të gabuar që ka ndërmarrë sporti në përgjithësi.

Një trajnere në Seattle ka hedhur dyshime se portierja e ekipit të saj është sëmurë me kancerin, pikërisht për këtë fakt.

Copëzat e zeza të fushave artificiale janë kryesisht pjesë të copëtuara nga gomat e makinave, shkruan NBC, transmeton Indeksonline.

Ato janë të dëmshme edhe kur shkaktojnë plagë në trup, e kryesisht janë portierët që pësojnë më së shumti edhe për faktin se kanë më së shumti kontakt me tokën.

New Yorku vendosi t’i zhdukë të gjitha fushat me bari artificial në vitin 2018, më parë njësoj kishte vepruar edhe Parisi.

/Indeksonline/