Studim/Mbyllja e bizneseve dhe distancimi social gjatë pandemisë, ndihmon ekonominë në planin afatgjatë
Përpjekjet për të lehtësuar përhapjen e sëmundjes infektive gjatë një pandemie të cilat përfshijnë distancimin shoqëror dhe mbylljen e bizneseve ndihmojnë ekonominë në planin afatgjatë, sipas një studimi të ri të ekonomistëve amerikanë, transmeton Indeksonline.
Studiuesit me bankën e Rezervës Federale ekzaminuan ndikimin e karantinave, izolimit shoqëror dhe mbylljes së afarizmave, pas përfundimit të pandemisë së gripit spanjoll në 1918.
Studiuesit zbuluan se ato masa shpëtuan jetë dhe rritin ekonominë post-pandemike amerikane.
Ata ekzaminuan qytetet amerikane që zbatuan ‘ndërhyrjen jo farmaceutike’ – mbylljen e shkollave, kufizimin e orarit të punës dhe karantinimin e qytetarëve – gjatë pandemisë së 1918.
Qytetet që përdorën ato masa për një kohëzgjatje më të gjatë zbuluan se ekonomitë e tyre u rimëkëmbën në një normë më të madhe kur pandemia ishte ulur, sipas studimit.
Punësimi në prodhim u rrit me 6.5 përqind në qytetet që vendosën kufizime për 50 ditë shtesë pas mbërritjes së pandemisë, sipas studimit.
Studiuesit duket se janë në kundërshtim me pretendimet e bëra nga Presidenti Trump dhe disa republikanë të tjerë, të cilët kanë frikë se “kurimi mund të jetë më i keq se sëmundja” dhe se duhet të gjenden mënyra për të rihapur ekonominë ndërsa përpiqen të përmbajnë koronavirusin./Indeksonline