18:12 / E Premte, 19 Korrik 2019 / indeksADMonline

Studim: Prindërit që përdorin marihuanë janë më abuziv me fëmijët e tyre

Një studim i ri ka zbuluar se prindërit që përdorin marihuanë nuk janë të ‘ftohtë’ sic mendohet por janë pikërisht ata që janë më të prirur për t’i ndëshkuar fizikisht fëmijët e tyre.

Universiteti i Ohios dhe ai i Kansasit kanë kryer këtë studim duke ardhur në përfundim se prindërit duhanpirës dhe ata që përdorin llojin e drogës Weed, kanë më shumë gjasa të përdorin edhe format më të rënda diciplinore tek fëmijët e tyre, më shumë sesa ata që nuk janë përdorues .- shkruan Daily Mail, transmeton Indeksonline.

Marihuana për përdorim mjekësor është e lejuar në 33 shtete gjersa përdorimi i saj është i lejuar në 11 shtete,gjë e cila po ndikon  në atë se  më shumë njerëz po e bëjnë publik përdorimin e drogës.

Nga ata që e pranojnë publikisht përdorimin e drogës janë edhe fytyrat publike sic ishte rasti  i aktores  Kristen Bell e cila bëri bujë në vitin 2018  kur zbuloi se ajo është një përdoruese e marihuanës.

Rreziku që një prind mund të bëhet abuziv është  50 për qind më i lartë nëse pinë duhan,  pra sa më shumë substanca që përdorin prindërit, aq më abuziv mund të bëhen.

Sipas studimit abuzimi fizik ishte 1.45 herë më i zakonshëm në mesin e prindërve që përdorën numër më të madh të substancave sesa ata që përdorën vetëm një.

Dr. Freisthler paralajmëron se: “Përdorimi i marihuanës nuk është pa rrezik. Kjo ndikon në shumë sjellje, duke përfshirë edhe prindërimin”./Indeksonline/