22:24 / E Martë, 07 Gusht 2018 / indeksADMonline

Studim: Të mësuarit gjatë gjumit ka kufizime

Shkencëtarët belg kanë konstatuar se mundësitë e të nxënit përderisa flenë janë të kufizuara.

Shkencëtarët e institutit ULB për neuroshkencë, kanë zbuluar se truri mund të përpunojë tinguj edhe gjatë kohës së gjumit, por se atëherë nuk mund t’i grupojë të njëjtit.

Ekipi i shkencëtarëve të cilin e kryesoi Philippe Peigneux, analizoi aktivitetet e trurit të të anketuarve me magnetoencefalografi (MEG), transmeton Anadolu Agency (AA).

Gjatë studimit janë regjistruar përgjigje në trurin e të anketuarve, por për disa tinguj të veçantë, megjithatë nuk është marrë një e dhënë për grupimin e tyre.

Studimi në fjalë është publikuar në magazinën “Scientific Reports”.