10:55 / E Enjte, 16 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Studimet e fundit tregojnë se a janë më kreativ ata që përdorin ‘marihuanë’ apo të tjerët!

Përdoruesit e marihuanës kanë më shumë gjasa të kenë tipare krijuese të personalitetit, sipas një studimi të ri.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që marihuana i bën njerëzit më kreativë.

Hulumtuesit nga Universiteti Shtetëror i Washingtonit zhvilluan një studim mbi 412 përdoruesit e kanabisit dhe 309 jo përdoruesit.

Të gjithë pjesëmarrësve iu kërkua që t’i nënshtroheshin një sërë testesh psikologjike.

Ata që pinë marihuanë, kanë nivelet më të larta të krijimtarisë artistike, pra më ta lartë se ata që nuk përdorin atë. Megjithatë nuk do të thotë se ata mund të arrijnë në krijimin e më shumë veprave , apo arritjeve.

Sipas studimit, përdoruesit kishin më  shumë gjasa të ishin më të hapur ndaj përvojave të reja. Ata gjithashtu kanë performuar më mirë në testet e të menduarit të konvergjencës, kjo do të thotë se ata kanë një aftësi më të lartë për të zgjidhur problemet duke sjellë së bashku ide të ndryshme për të gjetur një zgjidhje të vetme optimale.

Por LaFrance, dhe ekipi i saj zbuluan së marrëdhëniet statistikore midis krijimtarisë dhe përdorimit të kanabisit u zhdukën kur morën parasysh efektin e hapjes ndaj përvojës.

Pra ata mund të jenë më kreativ  por jo sepse përdorimi i kanabisit ka rritur kreativitetin e tyre. Pra, përdorimi i kanabisit nuk e rrit kreativitetin, por tipare të caktuara të personalitetit tentojnë të rrisin gjasat që njëri do të përdorë kanabis dhe se do të jenë gjithashtu më krijues./Indeksonline/