Studimi: Gjermanët e varfër vdesin më herët se ata më të pasurit
Varfëria, nivelet e ulëta të arsimit dhe papunësia në Gjermani janë të lidhura ngushtë me vdekshmërinë e hershme, sipas një studimi të Institutit Demografik Max Planck në Rostok.
“Për burrat me të ardhura më të ulëta midis moshës 30 dhe 59-vjeç, mundësia e vdekjes është 150 për qind më e lartë se ajo e bashkëmoshatarëve në kategorinë e të ardhurave më të larta”, thuhet në një artikull në BMJ Open.
Dallimet janë edhe më drastike në Lindjen e Gjermanisë, ku shikuar në nivelin e gjithë vendit, 14 për qind e meshkujve janë me të ardhurat më të ulëta.
“Ky grup ka një rrezik vdekshmërie prej më shumë se tetë herë më të lartë në krahasim me më të arsimuarit dhe më të paguarit”, thotë Pavel Grigoriev, një nga autorët e studimit.
Dennis Nowak nga Universiteti Ludwig-Maximillian në Munih beson se njerëzit e pa punë, më pak arsimim dhe të ardhura më të ulëta janë të prirë drejt një stili jetese më të shëndetshme. “Mesatarisht, të papunët pinë më shumë dhe hanë më shumë pa shëndet. Dhe pas fillimit të papunësisë, sëmundjet mendore dhe fizike shpesh pasojnë,” thotë Nowak.
Studimi gjithashtu lidh arsimin më të mirë drejtpërdrejt me një punë më të paguar dhe një rrezik më të ulët të papunësisë, transmeton KosovaPress.
Te gratë, këto ndryshime nuk janë aq të theksuara, gjë që shpjegohet me faktin se ndryshimet midis sektorëve më të lartë dhe atyre më të ulët të ardhurave nuk janë aq të theksuara sa te meshkujt.