14:08 / E Premte, 25 Dhjetor 2020 / OSH

Studimi i ekspertëve britanikë: Varianti i ri i Covid19 është për 56% më infektues dhe më lehtë i transmetueshëm

Një studim i realizuar në Shkollën për Higjienë dhe Mjekësi Tropikale në Londër, ka zbuluar se varianti i ri i koronavirusit të zbuluar në Britani të Madhe, është për 56 për qind më infektues dhe shumë më lehtë i transmetueshëm te të tjerët.

Siç raporton “Forbes”-i, sipas një ekipi të shkencëtarëve, me këto shifra situata në mënyrë dramatike mund të përkeqësohet me pandeminë e koronavirusit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, kanë theksuar se është për 70 për qind më pak infektues sesa që kryeministri britanik Boris Johnson, pati deklaruar disa kohë më parë.

Shkencëtarët që i qëndrojnë këtij studimi kanë njoftuar se masat e kufizimit dhe bllokadat që janë vënë në Britani të Madhe, mund edhe të mos e ndalin përhapjen e mëtejme të koronavirusit.

Besohet se varianti i ri i koronavirusit është “përgjegjës” për rritjen enorme të rasteve të reja me COVID-19 në Britani të Madhe.