08:37 / E Enjte, 21 Mars 2024 / mp

Studimi i fundit, cigaret elektronike janë po aq të rrezikshme sa edhe cigaret e zakonshme

Studiuesit në Universitetin e Innsbruck-ut paralajmërojnë efektet e cigareve elektronike të supozuara të padëmshme. Studimi shqyrtoi efektet e duhanit dhe e-cigareve , në të cilat duhani avullohet në vend që të digjet.

Studiuesit analizuan më shumë se 5,300 mostra nga rreth 4,000 njerëz.

“Këto ishin mostra gjaku, pështymë, shtupa orale ose cervikale,” shpjegon mjeku austriak dhe studiuesi i studimit Martin Widschwendter.

Nga studimi është konstatuar se cigaret elektronike shkaktojnë thuajse dëmin e njëjt në shëndet, aq sa pirja e duhanit.

Studimi siguroi prova fillestare se pirja e duhanit e-cigareve gjithashtu mund të çojë në zhvillimin e kancerit .

“Studimi ynë nuk mund të konfirmojë që cigaret elektronike shkaktojnë një rrezik dukshëm më të ulët të kancerit sesa cigaret normale, siç është pretenduar deri më tani”, tha eksperti./Indeksonline/