Studimi i fundit tregon se shumë nga teknologjitë në veturave nuk përdoren fare

Një studim i kryer nga J. D. Power zbuloi se shumë pronarë të veturave të reja nuk kanë interes të përdorin disa nga teknologjitë që ofrohen në modelet e reja.
Indeksi i Përvojës Teknologjike i SHBA-së (TKSI) zbulon se më shumë se një në tri teknologji të përparuara të ofruara në veturat e reja, nuk janë përdorur nga gjysma e pronarëve në 90 ditët e para pas blerjes së veturës.
Në fakt, 61 për qind e të anketuarve thanë se nuk kishin përdorur kurrë teknologji digjitale që ofrohen me vetura dhe 51 për qind thanë se nuk kishin nevojë për të.
Studimi po ashtu zbuloi se gjërat si pasqyrat dhe kamerat e shikimit janë ndër pjesët më të kërkuara të teknologjisë që gjenden në veturat e reja. Ndërkohë, teknologjitë e menaxhimit të lëvizjes së brendshme po krijojnë probleme, me pronarët që raportojnë 41 probleme për 100 vetura.
Ndryshe, teknologjia e drejtimit me një pedale te disa vetura elektrike ka një nivel shumë të lartë kënaqësisë dhe pronarët raportuan vetëm 8 probleme për 100 vetura.
Kompania amerikane Tesla, jozyrtarisht ka rezultatin më të lartë në studim, duke marrë një indeks novacioni 668 pikë prej 1.000 të mundshmëve, por meqenëse ky prodhues nuk i jep përkrahje të madhe J.D. Powerit për të bërë matje të ndryshme te pronarët, rezultati për të nuk është zyrtar.
Për këtë, Genesis është renditur më së larti në përgjithësi në segmentin premium me rezultat prej 634 pikë. Më pas vijnë Cadillac me 551 pikë, Volvo me 550, BMW me 545 dhe Mercedes-Benz me 523. Hyundai mori vlerësimin më të mirë midis veturave masovike me rezultat prej 519 pikë, duke e vënë atë përpara Kias me 510, Nissanit me 502, Subarus me 499 dhe GMC-së me 498.
Studimi i Indeksit të Përvojave të Teknologjisë të SHBA-së bazohet në përgjigjet e 110.827 pronarëve të 2.021 veturave pas 90 ditëve të pronësisë. Studimi merr parasysh nivelin e adoptimit të teknologjive të reja për secilën markë dhe suksesin në aplikim. \autoblog