12:47 / E Mërkurë, 14 Gusht 2019

Studimi i “Gallup”-it: Kosovarët prijnë për patriotizëm, në Ballkanin Perëndimor

Instituti për hulumtime ‘Gallup International’, ka bërë një hulumtim rreth patriotizmit dhe gatishmërisë së qytetarëve për të rrezikuar jetët për vendin e tyre.

Në këtë hulumtim, më shum se 50% e të të anketuarëve në Finlandë, Suedi, Kosovë, Bosnjë, Rusi, Turqi dhe Greqi janë shprehur pozitivisht, përcjell Ballkani.info.

Popujt më patriotë në Evropë, kanë dalë të jenë finlandezët (79%) dhe turqit (73%), ndërsa në Ballkanin Perendimor prijnë kosovarët me 59%.

Nga ana tjetër, shkalla e patriotizmit në Evropën Perëndimore vlerësohet të jetë kryesisht e ulët me përjashtim në Zvicër dhe Irlandë.